Arritën në 25 ndeshje radhazi në Champions duke shënuar, dhe kjo është seria e katërt më e gjatë e një ekipi në histori, dhe më e madhja që kur 34 ndeshjet radhazi të Paris SG ndaluan në gusht 2020. Bajerni po ashtu po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar me breshëri përsëri. Bavarezëve iu deshën vetëm 7 minuta për të shënuar 4 gola në fushën e Leverkusenit në Bundesligë, në fitoren 5-1, ndërsa këtë herë patën nevojë për 15 minuta që të shënonin po katër gola, veçse “Estadio da Luz” të Lisbonës ndaj Benfikës vendase. Leroi Sane ishte heroi me 2 gola, Levandovski po ashtu vazhdoi me rrjetat, ndërsa klubi bavarez u mburr: 3 ndeshje në Champions, 9 pikë, 12 gola të shënuar dhe 0 të pësuar! Një përsosmëri!
Sfidanti.al