Entoni Dejvis nuk i jep besnikëri të plotë Lejkërsave, sa çudi!

Jetojmë në një kohë kur lojtarët duan ta kenë vetë në dorë fatin e tyre. Entoni Dejvisi e kërkoi këtë pushtet nga Nju Orlinsi, ndërsa këmbënguli me të madhe që të kalonte tek Lejkërsat, por as transferimi i vitit duket se nuk e paska kënaqur. Nuk bën “fajde” fakti se luan në krah të Lebron Xhejmsit, duke formuar një nga dyshet më të mira të NBA-së, në mos më të mirën, që Lejkërsat e tyre janë në vend të parë në Perëndim, dhe pretendentë për titullin, po aq sa Miluoki i Antetokumbos.

Edhe pse mund të fitojë “unazat” në Los Anxhelos, sërish Dejvis ka refuzuar (sipas mediave) ofertën e klubit për të zgjatur kontratën. Oferta është për 4 vjet, me vlerë maksimale 146 milionë dollarë amerikanë. Basketbollisti dëshiron të jetë lojtar i lirë në verë, dhe të vendosë pa pengesa për fatin e tij. Gjithsesi, specialistët e NBA-së besojnë se Dejvisi nuk dëshiron të largohet nga ekipi kalifornian, por të detyrojë klubin që t’i japë në verë kontratën maksimale, prej 202 milionë dollarësh në 5 vjet.

Sfidanti.al