Arda Turan, yll në rënie; Bashakshehiri e përjashton dhe ia kthen Barcelonës…që nuk e do

Merkatoja dimërore sapo ka filluar dhe që në ditët e para të saj ajo ka dhuruar disa surpriza. Mesfushori turk Arda Turan u detyrua t’I thotë lamtumirë përpara kohë skuadrës së Bashakshehirit për t’u kthyer te Barcelona ku vështirë se do të gjejë hapësirë në fushën e lojës.

Arda Turan pas eksperiencave të tij te Atletiko Madrid e Barcelona vendosi të kthehet në vendlindje, Turqi duke kaluar te Bashakshehiri me huazim deri në qershor të vitit 2020. Por gjërat nuk shkuan sic duhet në raportet mes futbollistit dhe klubit  me këtë të fundit që vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Arda Turan 6 muaj para afatit.

Sipas të përditshmes ‘Marca’, presidenti I Bashakshehirit kërkoi menjëherë largimin e Arda Turan për në drejtim të barcelonës. Edhe pse ka një kontratë me klubin katalanas deri nmë fund të sezonit, Arda Turan nuk e dëshiron kthimin në Katalonjë ku aventura e tij është mbyllur muaj më parë dhe tani do të duhet të gjejë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën. Nga ana tjetër edhe kampionët e Spanjës e përjashtojnë mundësinë e aktivizimit të futbollistit turk.

Në aventurën e tij me Bashakshehiri, Arda Turan luajti 12 herë gjatë këtij sezoni. Largimi I tij ndodh pak pas vendimit të marrë nga gjykata për dënim me burg të Turan pasi u përfshi në një sherr me një këngëtar turk dhe u bë protagonist i një incidenti në spital ku u shfaq me armë në dorë. Vendimi nuk  implikoi hyrjen e tij në burg, por komplikoi qëndrimin e tij në Turqi. Tani Arda Turan po kthehet në Spanjë, por si një yll në rënie.

Sfidanti.al