Lionel Messi, mbret edhe I Superkupës së Spanjës

Sic po ndodh në cdo aspekt, Lionel Messi është futbollisti më I mirë edhe në historinë e Superkupës së Spanjës. Askush nuk ka shënuar më shumë se ai në këtë kompeticion, 13 gola dhe vetëm Cavo Hernandez ka fituar po aq Superkupa as ai, 8 të tilla. Superkupa e zhvilluar vitin e kaluar në Tanxher , ishte titulli I parë që Messi e fitoi si kapiten I Barcelonës pas largimit të Iniestës në fund të finales së Kupës së Mbretit tqë luajtur ndaj Sevijas në Ëanda Metropolitano

Messit, sikurse edhe cdo futbollisti tjetër profesionist që udhëton në Xhedah, skenari do të rezultojë I cuditshëm, I ngjashëm me udhëtimin për në Botërorin e Klubeve 2009 apo ndonjë ndeshje që ai ka luajtur në këtë zonë me Argjentinën. Por për të është e rëndësishme të jetë gati nëse dëshiron që të fitojë titullin e tij të 35 si futbollist I Barcelonës

Messi ka dominuar me grusht të hekurt në Superkupën e Spanjës në dekadën e fundit. Edhe pse e fitoi trofeun e parë në 2005 dhe dy golat e parë I shënoi në 2009, paraqitjen më fantastike e bëri në 2010. Në atë vit, Sevija fitoi ndeshjen e parë në Sanchez Pizjuan 3-1 duke pasur shanse reale për të fituar Superlkupën. Por në Camp Nou, Messi shkatërroi ëndrrat e andaluzianëve duke shënuar 3 gola në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Në 2011 u luajt një prej Superkupave më të nxehta të historisë. Barcelona që vinte pas fitores së Ligës dhe Championsit, barazoi në Bernabeu ndaj Realit të Madridit 2-2, me Messin që vulosi fitoren e trofeut në sfidën e kthimit në Camp Nou me 2 gola të shënuar në fitoren 3-2 të Barcelonës  dhe në një prej këtyre golave ishte një imazh që fliste shumë, Messi që shënonte dhe Kristiano Ronaldo që e shihte në gjunjë. Që nga ai moment, argjentinasi ka humbur  3 Superkupa në 2012,2015 e 2017 dhe ka fituar në 2013,2016 dhe 2018. Askush nuk është në gjendje që të kërcënojë pozitat e Messit si shënuesi më I mirë në Superkupën e Spanjës, ndjekësi më I afërt I tij është Raul Gonzales që është ndalur në kuotën e 7 golave të shënuar në këtë kompeticion

Sfidanti.al