Ende asnjë lajm për yllin Kristian Acu, as për drejtorin sportiv Savut!

Tragjedia që solli tërmeti në Turqi dhe Siri vazhdon të thellohet, ndërsa asaj nuk i kanë shpëtuar as sportistët. Dhjetëra kanë humbur jetën, të tjerë kanë shpëtuar, por fati i Kristian Atsu është kthyer në një “triller” të vërtetë. Në fillim u raportua se ish-lojtari i Chelsea u nxorr nga rrënojat i gjallë dhe ndodhej në spital për t’u mjekuar. Por, agjenti i lojtarit, Nana Sechere raporton të kundërtën. Sipas atij, Atsu nuk është nxjerrë nga rrënojat. “Unë jam aktualisht në Stamboll. Situata është e njëjtë, Christian Atsu nuk është gjetur ende. Përveç nëse e shoh ose flas me të, nuk do të kem më përditësime.” Gjithashtu dhe trajneri i ekipit të Hatayspor, Volkan Demirel, foli për situatën e Atsu. “Ju lutem mos shkruani se ai mbijetoi pa qenë të sigurt. Njerëzit kanë familje, shpresa dhe dhimbje. Dhe dhimbja po shtohet. Nuk ka lajm për Atsu dhe drejtorin sportiv Taner Savut. Nuk kemi ende asnjë informacion për ta, nuk janë nxjerrë nga rrënojat”, përfundoi ai.

Sfidanti.al