Natyrisht, Reali nuk është nga ata ekipe që duhet të luftojë për një gjë të tillë, por është momenti që duket sikur po e bën. Në Botërorin e klubeve, madrilenët shkuan me 8 mungesa dhe e përditshmja “Marka” lavdëron trajnerin Karlo Ançeloti që po realizon një “mision mbijetese”. Reali ka pasur dëmtime gjatë gjithë kësaj kohe, dhe në shumë ndeshje kanë munguar të tillë si Benzema, Kurtua, Alaba, Çuameni, Karvahal, Lukas Vaskez, Mendi, Mariano apo Militao.
Sfidanti.al