Interi nis bisedimet për rinovimin e Lukakut, Çalhanoglusë, Bastonit!

Është kohë rinovimesh për Inter. Pavarësisht dyshimeve të mëdha që kanë shoqëruar aventurën e dytë të Romelu Lukaku, klubi zikaltër kërkon të shtyjë në kohë huazimin e sulmuesit. Futbollisti belg është shumë larg formës së tij më të mirë, i kushtëzuar edhe nga problemet fizike, por kjo gjë nuk ka penguar drejtuesit e Interit të nisin negociatat me Çelsin për të rinovuar huazimin e 29-vjeçarit. Kontrata aktuale e tij skadon në qërshor, ndërsa Inter pretendon ta zgjasë atë edhe për një vit tjetër, duke u munduar të ulë pretendimet financiare të Lukaku. Ndërkohë, Inter është në punë për rinovimin e kontratve të dy futbollistëve të tjerë të rëndësishëm si Hakan Çalhanoglu dhe Alesandro Bastoni. Për turkun parashikohet një rinovim deri në vitin 2026, duke iu propozuar 6 milion euro në sezon. Rritje të të ardhurave edhe për Bastonin, që nëse pranon kontratën e re deri në vitin 2026 atëherë do të fitonte 5 milion euro në sezon plus bonuset.

Sfidanti.al