“El Klasiko” humb një yll të madh, dënohet Nejmar i Barçës!

Frika ishte e justifikuar dhe më e keqja ndodhi. Nejmar nuk do të jetë në “El Klasikon” mes Realit e Barcelonës në “Bernabeu”, pasi u pezullua me 3 ndeshje pas përjashtimit me karton të kuq në takimin ndaj Malagës. Braziliani, i cilësuar si kandidati potencial për të nxjerrë Topin e Artë nga dominimi i dyshes Mesi-Ronaldo, do të duhet ta ndjekë nga televizori përballjen më të madhe të Spanjës.

Komisioni i Disiplinës e dënoi ylli e “Selesaos” pas dy të verdhave, që sollën të kuqin, dhe protestave ndaj gjyqtarit në stadiumin e Malagës. Nëse ai do të ishte dënuar me një ndeshje, atëherë do të kishte luajtur në “El Klasiko”, por nga dy e lart ia bënin të pamundur. Pritet që Barcelona të apelojë, ndonëse shpresat nuk janë shumë të mëdha që dënimi të ulet aq sa duhet.

Sfidanti.al