U rikthye Mario Baloteli, u shpëtua nga Zhorzhinjo, por Italia e Roberto Mançinit u duk se do të kërkojë punë të madhe që të kthehet “E Kaltër”. Në nisje të Ligës së Kombeve, ndaj Polonisë në stadiumin “Dal Ara” të Bolonjës, skuadra katër herë kampione e botës e pati shumë të vështirë. Qarkullim i ngadalshëm i topit, mundim për ndërtimin e manovrës sulmuese, madje edhe një mbrojtje jo e pathyeshme.
Në hije Baloteli, në hije Insinje, ndërsa më mirë Kieza e Beloti, që mund të jenë e ardhmja. Mançini me siguri u mërzit që Italia e tij sikur ishte e druajtur, dhe iu fal disa herë portierit 19-vjeçar Donaruma, që bëri disa pritje. Të kaltrit kanë gati 1 vit pa fitore, që kur ia dolën 1-0 në Shkodër ndaj Shqipërisë, për të ardhur më pas katastrofa në plej ofin e Botërorit kundër Suedisë. Rindërtimi duket se do të jetë i vështirë.
Sfidanti.al