Skuadra e sotme nuk është shumë e vjetër, quhet Sauthend Shilds, por që këtë të shtunë mund të mburret me krenari se ka hyrë në historinë e futbollit europian. Pak rëndësi ka që skuadra luan në kategorinë e 7-të në Angli (Northern Premier League), pasi në ndeshjen e fundit, atë ndaj FC Junajtidit, në stadium ishin 3 274 spektatorë, që do të thotë numri i dytë më i madh i tifozëve në një ndeshje në Europës Perëndimore, pas Nots Kauntit (4 942).
Vetëm 6 km në perëndim të Njukasëllit, stadiumi “Mariner Park” “ia mori në kthesë” “Sent Xhejmsis Parkut “, stadiumit të famshëm të Njukasëll Junajtidit, që ishte bosh pasi Premier Liga u ndalua. Ishte një festë futbolli, që vendasit e fituan 5-3, ndërsa mediat vendase shkruajnë se nëse “Mariner Parku” do të kishte pasur 10 000 vende, të gjitha do të ishin mbushur plot.
Spektatorë ishin edhe nga Njukasëlli apo Suonsi, tifozët e të cilit duhej të ishin në ndeshjen ndaj Midëllsbrout. Sauth Shildsi është në vend të parë në kategorinë e shtatë dhe shpreson të ngjitet një kategori më lart sezonin e ardhshëm, pasi është shkëputur 12 pikë nga vendi i dytë. Klubi përfitoi më shumë para nga biletat, por jo nga të drejtat televizive, pasi këto janë ndeshje që nuk transmetohet nga TV.
Sfidanti.al