Flitet për një mbrojtës qendre në moshë të re, dhe po ashtu me pasaportë komunitare. Luiz Felipe është objektivi i radhës i Barcelonës (që shpresohet të mos dështojë, siç ka ndodhur disa herë), dhe klubi besohet se do të bëjë çdo sakrificë të mundshme financiare për ta marrë nga Lacio. Mbrojtësi me numrin 3 në shpinë është 22 vjeç, është brazilian, por ka pasaportë italiane, dhe kjo e lehtëson shumë që të jetë pjesë e Barcelonës dhe të luajë, sipas rregullave në fuqi.
Gjithsesi, mediat katalanase shqetësohen nëse në “Kamp Nou” do të kenë aq financa sa të përballojnë një transferim të tillë, pasi Lacio mund të kërkojë një shumë të madhe parash. Për më tepër, katalanasit duhet të marrin Nejmarin nga Paris SG, të paktën për 150 milionë euro, dhe Lautaro Martinezin nga Interi për 111 milionë euro. Më parë, Barça duhet të arrijë të shesë kartonët e Filip Kutinjos dhe Usman Dembelesë, edhe pse do të dalë me humbje.
Sfidanti.al