Edhe Konte  driblon ne stol , tani do Obamejangun para Moratës

Pjer Emerih Obamejangu ka shumë mundësi që të bëhet sulmuesi kryesor i Celsit,që të zëvendësojë Diego Kostën në këtë pozicion. Bëhet e ditur se ky është vendimi i fundit i trajnerit të ekipit londinez, Antonio Konte, që duket se ka zgjedhur sulmuesin gabonez në vend të spanjolit Alvaro Morata, në kërkim të një “mjeshtri të ri të golit”

për “blutë” e Londrës. Insistimi i Realit të Madridit për një “zhdëmtim” prej 80 milionë eurosh për Moratën ishte një nga shkaqet kryesorë që Konte nuk donte më bisedime të reja të gjata, si në rastin e Romelu Lukakut, të cilin, në fund, e mori Junajtidi. Nga ana tjetër, Borusia e Dortmundit është gati që ta shesë Obamejangun, ndërsa shuma prej 70 milionë eurosh pritet që të ulet mbas mbylljes së pazarit kinez dhe tërheqjes nga gara të klubit Tianjin nga Kina. Mediumet anglezë shkruanin, sot, se Celsi dhe Borusia, shumë shpejt, do të mund të merren vesh për transferimin e Obamejangut.

Sfidanti.al