Emri i Leonardo Bonuçit, këto ditë, është në gojën e të gjithëve në Italinë e futbollit mbas transferimit të tij sensacional nga Juventusi te rivali më i madh i këtij të fundit, Milani. Sidoqoftë, Bonuçi, përmes “Gazetës delo Sport”, i shprehu dashurinë e tij të sinqertë klubit, nga i cili ai u largua, mbasi bashkëpunoi me të gati shtatë vite. Por, sot, kjo gazetë doli nje me një lajm ekskluziv që tregon se misioni i Bonuçit ende nuk paska përfunduar, pasi ai ka marrë përsipër edhe rolin e ndërmjetësit lidhur me “mbushjen” e vendit bosh të fundit te Milani! Klubi milanez, në fakt, synonte Belotin, por nga ai u hoq dorë, për shkak të shumës jorealiste që kërkonte për të Torino.Por, me ardhjen e Leonardos te Milani, në dritë doli një synim i ri – Alvaro Morata që thuhet se ndodhet gati në derën e daljes së Santiago Bernabeut!
Gazeta e mësipërme informon për miqësinë e madhe mes Bonuçit dhe Moratës që mund të jetë vendimtare në situatën e krijuar rreth Alvaros, ndërkohë që disa mediume shkruajnë se Leo, tanimë, e ka marrë në telefon Alvaron dhe i ka paraqitur atij në dritën më të mirë planet ambicioze të Milanit. Ky transferim duket realist, sepse Morata ka kohë që kërkon një klub, ku mund të luajë shumë më tepër sesa te Reali. I vetmi problem është shuma e madhe që kërkon për klubi “mbretëror” – 90 milionë euro!
Sfidanti.al