Alberto Malesani pritet të jetë trajner i ri i Kombëtares shqiptare, duke “mposhtur” konkurrencën e Christian Panuccit dhe italianet e tjere qe kane mbushur pasarelen kuqezi kete sezon vereor.FSHF njoftoi se ende nuk është vendosur për trajnerin e Kombëtares, por emrave më të përfolur deri më tani, pikërisht dyshesh Panucci-De Canio i shtohet edhe një tjetër., gje qe te kujton ritualin talles sa here qe shefi i futbollit e boshatis stolin dhe luan nje loje te padenje dhe qe mban ere aspak te mire.
Bëhet fjalë për Alberto Malesanin, ish-trajner i Parmës dhe Fiorentinës. 63-vjeçari, ndonëse në dukje është emër i ri, të paktën që qarkullon në media, është futur fort në garë ditet e fundit dhe po “vrapon” drejt finishit.
Sipas medias se presidentit, kandidatura e tij vlerësohet shumë nga ana e grupit përzgjedhës të pasuesit të Gianni De Biasit, grup që me shume eshte formal dhe iluzion sepse topin e luan vetem Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Pale kur thone se “veza ka zier” dhe se negociatat janë në sprintin final ku do të vendoset çdo gjë, ndërkohë që dilema e madhe se cili do të jetë timonieri i ri i Kombëtares që do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërori. Perralla te ngre qimet e kokes kur thone se italiani i radhes do te kete misionin për të përsëritur mrekullinë e kualifikimit në një event madhor, Evropianin e vitit 2020. A mund te justifiokohet maratona e pritjes per njeriun e stolit, apo kur bejne finten banale se gjoja ka afruar momenti historik, eshte tamam muaji i duhur i shtatzanise per te lindur trajneri qe leksionin e pare do te mesoje t’i bindet eprorit me shume se vete futbollit.