Pjesëtari i përfaqësueses holandeze, Arien Roben, po mendon që t’i japë fund karrierës së tij si lojtar aktiv në fushë, pavarësisht nga kontrata e re që siguroi me Bajernin e Mynihut. Këtë futbollist 33-vjeçar, gjatë karrierës së tij, nuk e kanë kursyer dëmtimet dhe kjo, ndoshta, është arsyeja kryesore që ai po mendon për përfundimin e karrierës së tij.
“Kam filluar që të mendoj për kohën mbas përfundimit të karrierës sime, si futbollist, dhe që t’i gëzohem kohës së ardhshme. E pranoj se fundi është pranë dhe ky është një realitet. Nuk e di akoma saktë se kur do të vijë fundi i karrierës sime, por, atëherë, do të doja që të kthehesha në atdheun tim”, i deklaroi “Kikerit” Arien Robeni që ka kontratë me Bajernin e Mynihut deri më 2018.
Sfidanti.al