Që djalin e ka pak “problematik” e di edhe ai, por nuk ka se çfarë t’i bëjë. Nejmar është një njeri i rritur, madje shumë, dhe babai e ka të pamundur që ta detyrojë sesi të sillet apo se çfarë të bëjë, veçse nuk ngurroi aspak t’ia shprehte kritikat. Nejmar da Silva pati një debat të fortë me të birin pasi futbollisti u akuzua për përdhunim, ndonëse rasti u arkivua dhe nuk ka më proces gjyqësor. Ai i tha Nejmarit se nuk mund ta mbronte përherë, dhe se ai duhej të kujdesej me sjelljen për të mos krijuar probleme të tjera. Nejmari iu përgjigj babait se “nuk më pëlqen mënyra sesi më flet”, dhe siç duket ngriti zërin. Atëherë, i ati iu kthye: “Po më bërtet? Sa e shëmtuar është arroganca!”
Sfidanti.al