Murinjo (tashmë) i beson, Fiorentina e kërkon, ku do të shkojë Kumbulla?!

Ai dëshiron të luajë më shumë minuta dhe kjo nuk do “as mend as kalem”. Marash Kumbulla është në një moshë kritike 21-vjeçare, kur lojtari as nuk është i parritur, por jo ende me aq shumë përvojë sa t’i besohet vendi i titullarit. Tek Roma, qendërmbrojtësi shqiptar ka bërë përparime dhe javët e fundit ka fituar besimin e trajnerit të tij, Zhoze Murinjo, porse nuk e ka të sigurt formacionin shpesh. Fiorentina po përpiqet ta shfrytëzojë këtë moment, këtë vështirësi të lojtarit të kombëtares shqiptare për ta bërë të vetin. Plani është për ta huazuar deri në fund të sezonit dhe ndoshta në verë për ta marrë përfundimisht. Gjithsesi, kartoni i Kumbullës arrin padyshim deri në 20 apo 25 milionë euro, dhe Roma nuk dëshiron ta humbasë aq lirë.

Sfidanti.al