Nëse do të arrinte ta merrte do të ishte diçka e shkëlqyer, vërtet e jashtëzakonshme. Nuk dihet sesi mundet që Erling Halandi të përfundojë tek Barcelona, një klub që u detyrua të humbiste Jusuf Demirin për vetëm 10 milionë euro, dhe që nuk po mundet t’i japë 4-5 milionë euro në sezon Ronald Arauhos! Gjithsesi, ëndrrat dhe dëshirat ekzistojnë dhe nuk kushtojnë, e në Spanjë bëjnë shaka se Halandi ka qenë dëshira e shprehur në ditëlindje nga trajneri Ksavi Hernandez (në fotomontazh). Gazetat katalanase shkruajnë se “çelësi” për të arritur tek Halandi është Frank Kesi, pasi ai ka një raport të mirë me Mino Raiolën, agjentin e norvegjezit. Pra, Barça duhet të marrë edhe Kesin. Gjithsesi, “çelësi” për t’i bërë të gjitha këto është kontrata e sponsorizimit për fanelën me vlerë 80 milionë euro në vit, më e madhja në botë për të gjitha kohët, që i është afruar klubit nga kompani të kriptomonedhave.
Sfidanti.al