Juventusi, sakrificë për Vlahoviçin, mbi 70 milionë për kartonin+7 milionë rroga!

Një nga transferimet rekord të “Zonjës së Vjetër”, edhe pse nuk e arrin 100 milionëshin e eurove të paguara për Kristiano Ronaldon. Gjithsesi, kur jepen 67 milionë euro “në dorë” për një 21-vjeçar, dhe kur shuma totale për kartonin e kalon 70 milionëshin, do të thotë se shpenzimi është tepër serioz. Një sakrificë për klubin torinez këtë periudhë të vështirë financiare. Juventusi dhe Fiorentina arritën marrëveshjen për Dushan Vlahoviçin, i cili duket se do të kalojë menjëherë nga fanela “vjollcë” tek ajo “bardhezi”. Nga ana tjetër, edhe pagesa për sulmuesin e Serbisë është me të vërtetë e rëndësishme, 7 milionë euro në sezon, që do të thotë shumë për vlerësimin që piemontezët kanë për lojtarin 21-vjeçar, që bëhet një nga më të paguarit e skuadrës së trajnerit Masimiliano Alegri.

Sfidanti.al