Mesi firmos autografe në Barcelonë, por nuk darkon me Ksavin!

Nuk besohet se ka pasur ndonjë hatërmbetje, por thjesht një mospërputhje të planeve. Ksavi Hernandez mbushi dje 42 vjeç, dhe në të njëjtën ditë Lionel Mesi fluturoi nga Parisi për në Barcelonë. Ai do të takohej me kapitenët Sergio Buskets dhe Zhordi Alba, lojtarët me të cilët ka luajtur në “Kamp Nou”, dhe gjithkush priste që ata të ishin bashkë me Ksavin për ta uruar për ditëlindje. Gjithsesi, edhe pse ishin në të njëjtin restorant, dhe në të njëjtën orë, tavolinat ishin të ndryshme. Ksavi darkoi me të shoqen dhe familjen, ndërsa Mesi ishte me Busketsin dhe Zhordi Albën. Me gjatë, i kanë shtrënguar duart dhe argjentinasi ia ka uruar ditëlindjen ish-kapitenit të tij, ndërsa më pas doli nga restoranti duke u larguar.

Sfidanti.al