E mbani mend Hicfeldin? Dëgjoni kë zgjedh “Topin e Artë” në Rusi!

Otmar Hicfeld e di se çfarë është një turne i madh. Ish-kampioni i Europës me Dortmundin dhe Bajernin, ishte në stolin e Zvicrës, ndaj edhe mund të japë gjykime të vlefshme. Zvicerani 69-vjeçar bën një parashikim të guximshëm kur flet për atë që do të jetë lojtari më i mirë i botërorit. “Lojtari i turneut do të jetë një gjerman, – shprehet Hicfeldi, – unë mendoj se do të jetë Tomas Myleri, që ka pasur një sezon të shkëlqyer. Po ashtu, mendoj se kampione e botës do të jetë përsëri Gjermania”.

Sfidanti.al