Mese ushqehet  Kristiano Ronaldo? E do apo nuk e do një gotë verë në ditë! 

Megjithëse është 33 vjeç, Kristiano Rondaldo duket shumë më i ri dhe luan akoma sikur të jetë në kulmin e karrierës së tij. Meritë të madhe për këtë ka mënyra e tij e ushqyerjes dhe e ushqimi që ha. Dihet se Ronaldo mban “etiketën” e një futbollisti të disiplinuar, kur është fjala për mënyrën e ushqyerjes dhe, tani, ky futbollist portugez zbuloi se çfarë ha ai për mengjes, drekë dhe darkë.

Në mëngjes, Ronaldo ha  proshutë, djath kaçkavall, një tost me avokado, jogurt (lloj kosi) dhe disa lloje frutash. Në drekë, ylli i Realit preferon të hajë peshk ose fruta deti, por më shumë bakalar me patate, vezë e qepë.

Sidoqoftë, Ronaldo ha gjithsej deri në gjashtë herë në ditë, por në sasira të vogla. Ai thotë se u shmanget alkoolit dhe ëmbëlsirave, por, megjithatë, sikurse zbuloi kuzhinieri i tij kryesor, dita e tij nuk kalon pa një gotë verë të kuqe, fruta të freskëta, drithra dhe sallatë. Gjatë seancave stërvitore, ai konsumon pije me elektrolite dhe vitaminë B12 që i forcojnë atij qëndrueshmërinë.

Sfidanti.al