Bekami i lutet Zidanes: Të lutem, mundeni Liverpulin, të lutem!

Ish-lojtarët e Realit të Madridit Zinedin Zidane dhe Dejvid Bekam bënë dje një intervistë të përbashkët, duke theksuar të dy bashkë rëndësinë e madhe që ka fitimi i Champions-it për Realin, sepse, po ta fitojë atë për të tretën herë radhazi, klubi madridas do të bëjë historinë.

Në një moment të intervistës, Bekami u kthye nga Zidane dhe i tha atij: “Të lutem, mundeni Liverpulin, të lutem!”.