Britaniku Zharnel Hjuzhs dha kohën më të mirë të vitit në 100 metra, ndërsa kubanezi Eçevarria bëri kërcimin më të mirë të vitit së gjati, por patën fat të ndryshëm me erën. Hjuzhs 22-vjeçar ishte me fat, pasi nuk u shty përtej limiteve nga era, ndërsa përfundoi 100 metrat në Xhamajkë me kohën 9”91, më e mira e vitit në të gjithë botën, dhe e dyta më e mira nga një britanik, që nga rekordi kombëtar i Linford Kristit (9”87).
Ndryshe ndodhi me Eçevarrinë, i cili bëri një kërcim të hatashëm së gjati në Mitingun e Ligës së Artë në Stokholm. Kubanezi 19-vjeçar arriti në 8 metra e 83 centimetra, rezultati i pestë më i mirë i të gjitha kohëve, 12 cm larg rekordit botëror të Majk Pauellit. Për fat të keq, rezultati nuk u omologua pasi era ishte me shpejtësi 2.1 metra në sekondë, ndërsa rregullorja pranon deri në … 2 metra në sekondë.
Sfidanti.al