Reali është nga ato skuadra që nuk dorëzohen kurrë, por në të vërtetë, qëllon edhe që dorëzohen. Selta e Vigos e realizoi misionin tepër të vështirë, duke shtrënguar dhëmbët deri në sekondat e fundit. Selta u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit pas barazimit 2-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-3. Nuk qe e lehtë për vendasit, pavarësisht fitores në “Bernabeu”. Madje, edhe pse kaluan dy herë në epërsi, fillimisht me autogolin e Danilos në fund të pjesës së parë, dhe pastaj me golin e Daniel Vasit në 85’. Reali u përgjigj po dy herë, kur Kristiano Ronaldo barazoi në 1-1, kur kishin kaluar 62 minuta lojë, dhe kur Lukas Vaskez, e vuri në diskutim gjithçka në minutat shtesë.
“Benzina” nuk u mjaftoi të besuarve të trajnerin Zidan, për të arritur fitoren që do të kishte qenë edhe kualifikim. Largimi nga Kupa do të thotë dështimi në njërin prej objektivave të sezonit, edhe pse jo kryesorit. Gjithsesi, në 4 ndeshjet e fundit Reali nuk është ai që ka qenë më parë.
Sfidanti.al