Dallas Maveriks vazhdon të jetë një ekip optimist pasi arriti për herë të parë plej ofin, që nga koha e Dirk Novickit. Një tjetër europian po udhëheq ekipin amerikan të NBA-së, dhe Luka Donçiç duket se nuk e ka ndjerë aspak ndërprerjen e gjatë të kampionatit për shkak të koronavirusit. Ai shkëlqeu në fitoren e vështirë të Dallasit ndaj Sakramentos, 114-110, duke realizuar një tripëll dabëll. Slloveni shënoi 34 pikë, kapi 20 topa në tabela (një rekord personal në NBA) dhe shërbeu 12 asistë, duke bllokuar edhe dy topa të kundërshtarëve. Ai pati saktësi të mirë nga fusha e lojës dhe në gjuajtjet personale, ndonëse e humbi 6 herë topin. Dallasi është në vendin e 7-të në Perëndim, ndërsa Don, ndërsa Donçiç u bë lojtari më i ri në historinë e NBA-së që realizon të paktën 30 pikë e kap të paktën 20 topa në tabela.
Sfidanti.al