Kontakt Milan-Aurier; futbollisti ka pranuar kuqezinjtë

Milan e ka seriozisht me Serge Aurier. Klubi kuqezi, me shumë siguri do të lejojë largimin e Contit apo Calabruas edhe është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë të besueshëm dhe emri i futbollistit nga Bregu i Fildishtë është shumë i lakuar. Në fakt klubi milanez ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Aurier dhe rezultatet kanë qenë pozitive, me lojtarin që ka pranuar transferimon e tij në Milano.

Në këtë pikë , mbeten për t’u zgjidhur detajet e tjera me Tottenhamin. Mourinho nuk e kundërshon largimin e Aurier, por klubi londinez kërkon 20 milionë Euro për kartonin e futbollistit. Aurier u transferua në 2017  nga PSG te Tottenham  me të cilin ka një kontratë deri në 2022. Londinezët kërkojnë që të rikuperohnë thuajse të gjithë shuifrën e shpenzuar për të, por Milan nuk duket e gatshme të pranojë pagesën e kësaj shifre,gjithsesi bisedimet janë ende në fillimin e tyre

Në sezonin që sapo u mbyll, kapiteni I përfaqësueses së Bregut të Fildishte ishte një element i rëndësishëm për Tottenhamin teksa u aktivizua në 33 ndeshje të Premier League me 1 gol të shënuar dhe 5 assist.

Sfidanti.al