Guardiola dhe obsesioni Champions: Po nuk e fitova, kam dështuar

Pep Guardiola po përgatitet për të përballuar Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me avantazhin e fitores 2-1 të ndeshjes së parë në Santiago Bernabeu. Tekniku katalanas që e ka fituar trofeun e këtij kompeticioni 2 herë me Barcelonën në 2009 dhe 2011, e di shumë mirë se cilat janë pritshmëritë për të dhe e ka të qartë objektivin e tij.

‘Duhet ta fitoj, sepse nuk e di se cfarë do të ndjej kur të shoh se kjo nuk ka ndodhur ende –tha Guardiola  në një intervistë për DAZN-e tentova në vitin e parë, të dytin, të tretin, në të gjithë vitet që kam qenë këtu. Nëse mund ta luaj, mund ta fitoj, në rast të kundërt do të kem dështuar. E rëndësishme është që e kam tentuar, ajo që kam fituar në të kaluarën nuk më jep të drejtën morale për të ditur më shumë’.4

Guardiola, më pas foli edhe për kundërshtarin e tij Zinedine Zidane.

‘Fakti që ka fituar 3 Champions radhazi dhe i hoqi 3 tituj të La Ligës Barcelonës kur kjo e fundit ka dominuar në 10 vjet si askush më parë, tregon për aftësitë e tij-tha Guardiola

Një tjetër rival i madh i viteve të fundit për Guardiolën ishte trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

‘Është rivali më i fortë me të cilin jam përballur në karrierë-shtoi Guardiola-dominon në gjithcka. Nëse e lejon veten të dominohesh, skuadra e tij të bllokon në zonë dhe ti nuk del dot më. Dhe nëse je ti duke dominuar, lojtarët e tij vrapojnë më shumë se cdokush tjetër dhe kthehen shpejt pas. Janë të fortë edhe në strategji’.

Sfidanti.al