CR7 është si puna e maces, dëshiron një shtëpi që t’i pëlqejë, nuk dashurohet me të zotët e shtëpisë. Me saktë, ai dëshiron një ekip që ta ndihmojë të fitojë trofe kolektivë dhe personalë, dhe nuk e ka problem se cilën fanelë ka të veshur. Këtë e dinë mirë tek Juventusi, dhe drejtuesit bashkë me trajnerin Mauricio Sarri, duhet të mendohen mirë se çfarë duhet të bëjnë për të mbajtur Ronaldon në Torino. Fitimi i titullit kampion në Serinë A ishte diçka e rëndësishme, por jo maksimumi, ndërsa mbahen mend finalet e humbura në Kupën e Italisë dhe në Superkupën e Italisë, ashtu si edhe fakti se nuk fitoi dot Këpucën e Artë në Itali dhe në Europë, ndonëse shënoi jo pak por 31 gola. Gjithsesi, objektivi i radhës është ai kryesori, Championsi. Nëse Juventusi e fiton, ose të paktën arrin në finale, atëherë Kristiano mund ta mendojë vazhdimësinë, ndryshe mund të ndërrojë ambient. Nuk janë pa bazë fjalët se dëshironte të shkonte tek Paris SG, e të luante në krah të Nejmarit e Mbapesë. Francezët mezi e presin diçka të tillë, sepse mund të bindin yjet që të qendrojnë.
Sfidanti.al