Nëse sulmuesi kryesor do t’ia dilte të linte pas dëmtimin e pësuar nja 11-12 ditë më parë, në finalen e Kupës së Francës, atëherë ky do të ishte lajm i madh për kampionët. Kilian Mbape fillimisht është thënë se nuk do të mundet të jetë gati për duelin e Championsit ndaj Atalantës, në çerekfinale, veçse ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, beson të kundërtën. “Për mua, ai do të luajë ndaj Atalantës, dhe ai e di që do të luajë, – tha francezi, – unë e pashë dëmtimin e tij, besoj se do ta marrë veten në kohë”. Gjithsesi, Paris SG ka probleme të tjera. Doktorët e klubit janë të shqetësuar për mënyrën e fjetjes së Angel Di Marisë gjatë periudhës së karantinës, duke lënë të kuptohet se jo mund të ndikojë në rendimentin e tij në fushë. Tiago Silva, ndërkaq, e ka thënë hapur se është i mërzitur që klubi nuk i ofroi rinovim të kontratës. Flitet për kapitenin dhe kur ai mund të jetë i pakënaqur, kjo mund të ndikojë në skuadër.
Sfidanti.al