Lunin e Badiashile, emrat e pazakontë të blerjeve të Realit këtë verë!

Kilian Mbapenë nuk e marrin dot tani, madje as Eduardo Kamavinjën, pasi Rena kërkoi 80 milionë euro për kartonin e tij. Erling Halandin, po ashtu, nuk ia shkëpusin dot nga duart Dortmundit, pasi thuhet se ka një premtim mes palëve që norvegjezi të largohet për një çmim të pranueshëm të kartonit në 2022. Atëherë, presidenti i Realit, Florentino Perez, dhe trajneri Zinedin Zidan do të jenë të detyar të forcohen me lojtarë për të cilët krijohet habi e madhe. Ata janë të tillë si portieri ukrainas, 21-vjeçari Andrij Lunin, apo qendërmbrojtësi i Monakos, Benua Badiashile, ndonëse Mançester Junajtidi ka hyrë në garë për të. Objektivi madrilen është që të largojë disa lojtarë, për të ulur shpenzimet, e për të mbledhur fondet pëtr të paguar rrogat, e për të synuar blerjet e vitit tjetër.

Sfidanti.al