Dibala: Mua më duhet shumë punë që të bëhem si Del Piero

Muajt e fundit, Paolo Dibala, vazhdimisht, ndodhet në qendër të vëmendjes, kur është fjala për Juventusin, gjë që ka ndodhur, sepse ky futbollist i ri argjentinas po tregon një performancë të shkëlqyer, sidomos, në Ligën e Kampioneve, në radhë të parë në dy ndeshjet me Barcelonën. Ai nuk u “kursye” as mbas ndeshjes së fundit (2-2) të Juventusit me Atalantën në Bergamo. Ky “gauços” (argjentinas) i ri ishte në “linjë direkte” me Alesandro Del Pieron, kështu që një numër i madh pyetjesh ishte në këtë drejtim.

“Del Piero është shembull i mirë. Do të jetë shumë e vështirë që të ndjekësh rrugën e tij, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ai është një personalitet, me të vërtetë, shumë korrekt, e kam njohur vetë dhe mund të them se ai është një njeri i mirë. Ju do pyesni se çfarë më mungon mua që të bëhem si ai? Definitivisht, përfundimi i aksionit. Ai ka shënuar shumë më tepër gola sesa unë. Mua më duhet shumë punë që të bëhëm si Del Piero”, thotë Dibala, duke shtuar se të mbash bluzën me nr.10 që ka mbajtur Del Piero, është një peshë e rëndë dhe se, prandaj ai nuk e ka e kërkuar asnjëherë atë bluzë.

Sfidanti.al