“Jo më Instagram në dhomat e zhveshjes”, u thotë Murinjo lojtarëve

“Tërhiqe, por mos e këput”. Duhet aftësi për ta bërë këtë lojë, por Zhoze Murinjo natyrisht që ia del. Trajneri i Mançester Junajtidit është bërë i ashpër me lojtarët e tij që përdorin rrjetet sociale ndërsa janë të angazhuar me skuadrën. Portugezi ka kërkuar që futbollistët të mos postojnë foto apo mesazhe ndërsa janë në dhomat e zhveshjes nëpër stadiume, pasi ekziston rreziku që të postohen lajme të tilla si dëmtime lojtarët apo të tjera. Nxitja u mor nga një video hedhur në Instagram nga Ander Herrera që po i uronte ditëlindjen Huan Matës duke i hedhur një tortë në fytyrë.

Më herët, Murinjo ka qortuar lojtarë të tjerë si Marsial, Pogba apo Xhesi Lingard, veçse ai e di se nuk do të ishte e këshillueshme t’ua ndaloje lojtarëve këtë lloj argëtimi. Media sociale ka ecur përpara dhe ka zënë vend të rëndësishëm tek njerëzit dhe Murinjo e kupton shumë mirë këtë. Përpara tij, Van Gal i ndaloi rrjetet sociale për lojtarët kur ishin në shërbim të klubit, ndërsa portugezi është treguar më liberal dhe më oportunist.

Sfidanti.al