Di Maria, 3 gola në Europë për Juven si Betega, Inzagi, Del Piero apo Ronaldo!

Jo më kot, Masimiliano Alegri ishte shprehur se ky lojtar i jep qetësi gjithë skuadrës. Angel Di Maria gjeti më në fund formën më të mirë me Juventusin duke shënuar 3 gola në Ligën e Europës, pak ditë pasi kishte realizuar në Serinë A. Italianët fituan 3-0 në fushën e Nantës, dhe u kualifikuan ndërsa rrezikuan shumë me barazimin 1-1 në Torino. Argjentinasi u bë i 10-ti lojtar bardhezi që shënon 3 gola në një ndeshje në Europë, ndërsa përpara tij e kanë bërë emra të shquar si Roberto Betega, Ravaneli, Filipo Inzagi (2 herë), Alesandro Del Piero, Kovaçeviç, Vidal, Dibala dhe Kristiano Ronaldo.

Sfidanti.al