Vetëm katër ditë përpara ceremonisë së madhe që do të Paris, FIFA ka publikuar finalistët në tre kategoritë më të rëndësishme të çmimeve për më të mirët e vitit. Lionel Mesi, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar 2022 është favorit për trofeun e “Lojtarit më të Mirë”. Rivalët e sulmuesit argjentinas në këtë garë janë dy francezët. Karim Benzema fitues i “Topit të Artë” dhe Kilian Mbape shoku i tij te Paris Sent Zhërmen.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Lionel Scaloni është pretendent për “trajnerin e vitit”. Kampioni i Botës me Argjentinën, diskuton trofeun me dy emra të mëdhenj të traingut si Karlo Anceloti dhe Pep Guardiola. Argjentina mund të bëjë “all-in” në ceremoninë e FIFA-s, pasi edhe në kategorinë për portierin më të mirë favorit është Emiliano Martinez, heroi i finales së Botërorit. Në garë me të janë Tibo Kurtua dhe portieri maroken Jasin Bono. Ceremonia për ndarjen e çmimeve të FIFA-s do të mbahet më 27 shkurt në kryeqytetin francez.
Sfidanti.al