Natyrisht një gol nuk mjafton, por sulmuesi thotë se është në formë. Romelu Lukaku duket se e ka gjithë besimin tek vetja, që dikur e kishte humbur, dhe kjo pas golit ndaj Portos, por sidomos pasi kaloi dëmtimin. “Jam shumë në formë”, ishte deklarata që bëri belgu pas fitores, ndërsa në Itali thonë se Inzagi do ta ketë të vështirë ta lerë jashtë formacionit të Interit. Kundër Portos, Lukaku e nisi nga stoli, por paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë. Sulmuesi dëshiron të vazhdojë në Milano, të mos kthehet tek Çelsi, ndërsa duhet të bindë plotësisht Interin që ta mbajë.
Sfidanti.al