Dënim ekzemplar në Meksikë pas tragjedisë në kampionat

Klubi i Keretaros mori një ndëshkim shembullor nga organet disiplinore të futbollit meksikan, ndërsa vendi u trondit nga dhuna mes tifozëve ultras, që shkaktuan të vdekur e të plagosur në stadium. Impianti i skuadrës u mbyll për 1 vit, pra ekipi do të luajë në fushë asnjanëse, ndërsa tifozët janë dënuar që të mos e ndjekin skuadrën për 3 vjet. Drejtuesit e klubit janë përjashtuar menjëherë. Për këto masa u mblodh Asambleja e Jashtëzakonshme e pronarëve të klubeve të kampionatit meksikan të futbollit, ndërsa shqetësimi është nëse dhuna mund të vazhdojë.

Sfidanti.al