Real-PSG, në Spanjë thonë: “Mbretërit e Europës përballë një shteti”!

Është fjala për pronarët e klubit francez, që në Paris ka vetëm rezidencën, pasi aksionerët janë në Gjirin Persik. Sheikët e Katarit zotërojnë Paris SG dhe e përditshmja spanjolle “Marka” shkruan se “mbrëtërit e Europës do të jenë përballë një shteti”. Reali i Madridit ka sot ditën e së vërtetës në Champions, ndërsa në “Bernabeu” do të kërkojë të përmbysë humbjen 0-1 në “Parkun e Princave”. Përballë “mbretërve të Europës” do të jenë “mbretërit” Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar. Reali është 13 herë kampion i Europës, ndërsa PSG ka vetëm një finale të humbur, atë të 2020-ës ndaj Bajernit. Vendasit, gjithsesi, kanë dy mungesa të rëndësishme si Kasemiro e Mendi, që të dy të skualifikuar.

Sfidanti.al