“Dallëndyshe, ktheje ndryshe”, tani Mbape mendon se Mesi është numri 1

Deri përpara sesa argjentinasi të bashkohej me të tek Paris SG, ylli francez kishte shprehur mendimin se Kristiano Ronaldo ishte lojtari më i mirë në botë dhe se ai frymëzohej nga portugezi. Gjithsesi, kur je pjesë e një skuadre me një “gjel” tjetër duhet bërë sjellje politikani dhe Kilian Mbape bën pikërisht kështu. Pas ndeshjes së fituar 4-1 në Champions ndaj Klub Bryzhit, kampioni i botës u shpreh se ishte Mesi numri 1. “Është e lehtë të luash me Mesin, – tha Mbapeja, – ai është lojtari më i mirë në botë, pak ditë më parë fitoi Topin e Artë. Ai shënoi dy gola ndaj Bryzhit dhe është shumë i lumtur, ndaj unë shpresoj se ai do të  na ndihmojë shumë në të ardhmen”. Të shohim se çfarë do të thotë 22-vjeçari kur të shkojë tek Reali i Madridit sezonin e ardhshëm, aty ku Ronaldo ka status kulti mes tifozëve.

Sfidanti.al