Ka qenë dy dekada më parë kur Lids Junajtidi e mundi skuadrën katalanase dhe e nxorri nga Liga e Kampionëve duke e lënë në vend të tretë. Këtë herë ishte Bajerni që ia dha goditjen e fundit, veçse “mandatën” Barça e Ksavit dhe e Ronald Kumanit e kishte marrë më parë. Humbja 0-3 në Mynih ishte e merituar, jo edhe aq sepse “blaugranët” nuk ishin në fushë, por sepse nuk ishin aspak në nivelin e kampionëve të Gjermanisë, që janë pretendentë të mëdhenj për titullin, ashtu si Reali, ekipet angleze dhe Paris SG.
Tomas Myler, Leroi Sane dhe Xhamal Musiala shënuan golat, me bavarezët që nuk është se bënë ndonjë gjë të jashtëzakonshme në stadiumin e boshatisur “Alianc Arena”, por ishin shumë më efikasë para portës. Habia ishte që Robert Levandovski këtë herë nuk shënoi. E rëndësishme që Bajerni, ashtu si Liverpuli një ditë më parë, nderoi konkurrimin dhe nuk bëri lëshime, e tani pas Milanit largohet nga Championsi edhe Barcelona. Në vend të dytë, Benfika që fitoi 2-0 ndaj Dinamos së Kievit në Lisbonë me gola të shënuar nga Jaremçuk dhe Zhilberto.
Bajerni (4-1-4-1): Nojer, Pavar, Upamekano, Zyle, Dejvis, Toliso, Koman, Musiala, Myler, Sane, Levandovski. Tr. Nagelsman
Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Arauho, Pike, Lengle, Zhordi Alba, Gavi, Buskets, De Jong, Dest, Depai, Dembele. Tr. Ksavi
Grupi E: Bajern-Barcelona 3-0, Benfika-Dinamo 2-0; Renditja; Bajern 18, Benfika 8, Barcelona 7, Dinamo Kiev 1.
Grupi F: Man. Junajtid-Jang Bojs 1-1, Atalanta-Vijarreal nesër; Renditja: Man. Junajtid 11, Vijarreal 7 (-1), Atalanta 6 (-1), Jang Bojs 5.
Grupi G: Salcburg-Sevilja 1-0, Volfsburg-Lilë 1-3; Renditja: Lilë 11, Salcburg 10, Sevilja 6, Volfsburg 5.
Grupi H: Juventus-Malmoe 1-0, Zenit-Çelsi 3-3; Renditja: Juventus 15, Çelsi 13, Zenit 6, Malmoe 1.
Sfidanti.al