Tom Bredi luajti deri 42 vjeç futboll amerikan në nivelet më të larta, ndërsa superylli portugez ndoshta mund të mos arrijë deri aty. Edhe një “stërnjeri” si Kristiano Ronaldo mund të ndjejë peshën e moshës, dhe pikërisht kështu informon tabloidi “Deili Meil”. Sipas burimeve pranë tij, CR7-ta mund të largohet në verë nga Mançester Junajtidi pa e respektuar deri në fund kontratën e tij 2-vjeçare. Një arsye është që po ndihet më i lodhur me ritmin e lartë të Premier Ligës (ka 5 ndeshje radhazi pa gol), por një arsye tjetër është se, sipas tij, skuadra e “djajve të kuq” nuk është aq e mirë sa duhet. Junajtidi mund të përfundojë sezonin e 5-të pa trofe nëse dështon në Champions, gjë që shihet si më e mundshmja që të ndodhë.
Sfidanti.al