Euroliga është krenari e Barçës, dominim ndaj Realit në Madrid

Në fillim pati një shkëputje me rezultat 24-2, pastaj arriti një avantazh deri në 40-14, dhe në fund arriti fitoren e merituar. Barcelona mundi Realin në “El Klasikon” në basketboll në Euroligë, duke dalë në krye të renditjes. Suksesi ishte me shifrat 86-68 dhe brenda në Madrid, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm. Laprovitola udhëhoqi katalanasit me 20 pikë të shënuara, por plot 9 lojtarë shënuan. Në Arenën madrilene ishin plot 9 000 tifozë “merenges” të cilët padyshim që nuk dolën nga salla të kënaqur. Barcelona dhe Reali janë në krye të Euroligës me nga 20 fitore e 5 humbje, ndërsa pas një jave do të ndeshen në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Sfidanti.al