A thua Adidasi po e shtyn Halandin drejt Realit?!

Deri tani sponsori i tij ka qenë Najku (Nike), shanse për të qenë sponsor i ri i ka Puma, që cilësohet mike e familjes, por duket se në “derën” e Erling Halandit po “troket” një tjetër propozim. Revista gjermane “Kiker” shkruan se Adidasi ka synim ta ketë klient të vetin sulmuesin norvegjez. Vetë Halandi doli në foto para pak javës me një fanelë Adidas dhe ajo nuk ishte rastësi. “Bildi” informon se 21-vjeçari është takuar me shefin e Adidasit, Kasper Rërsted dhe një anëtar të bordit, në selinë e kompanisë në Hercogenaurah të Gjermanisë. Në takim besohet se ka qenë edhe Zinedin Zidan, i cili mendohet se ka ndikuar që Halandi të transferohet tek Reali. Mediat gjermane shkruajnë se një kontratë me Adidasin do të thotë më shumë mundësi që sulmuesi i Dortmundit të shkojë tek Reali, ndonëse Najku ende ka shanse të rinovojë kontratën.

Sfidanti.al