Supersfida: Interi me mungesa, Napolit i kthehet Kulibali!

Ka ende shumë sfida deri në fund, dhe zikaltërit kanë edhe një ndeshje të prapambetur, por gjithsesi një “parakalim” i sotëm në stadiumin “Maradona” do të kishte vlerë të madhe sportive dhe psikologjike. Në 18:00 luhet Napoli-Interi, kryendeshja e Serisë A me dy ekipet që ndahen vetëm nga një pikë, miqtë 53, vendasit 52. Sfidë e madhe për trajnerit Spaleti e Inzagi, por edhe për lojtarët.

Tek Napoli kthehet Kulibali që nga Kupa e Afrikës, ndërsa Interi do të ketë mungesa. Bastoni është i skualifikuar për dy ndeshje, Korrea, Gosens, Bastoni e Vesino janë të dëmtuar. Për Xhekon vazhdojnë krahasimet me Lukakun, dhe sipas “La Gazeta delo Sportit” boshnjaku është më mirë se belgu. “Askush nuk besonte se ne do të ishim kaq lart, – thotë sulmuesi, – unë kam besuar, por duhet të marrim rezultat sot”.

Napoli (4-2-3-1): Ospina, Di Lorenco, Rrahmani, Kulibali, Mario Rui, Lobotka, Fabian Ruiz, Politano, Zielinski, Insinje, Osimhen.

Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Dimarko, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Lautaro Martinez, Xheko.

Sfidanti.al