CR7 luan Europianin e pestë: Rëndësi ka vetëm titulli i dytë!

Në 2004 ishte një djalosh 18-19-vjeçar me ëndrra të mëdha, por edhe me emocione të fuqishme. Kristiano Ronaldo pohon vetë se ato kohë kalonte netë pa gjumë në pritje të së ardhmes, ndërsa sot në moshën 36-vjeçare duket më i qetë në pritje të një tjetër rekordi. Në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë në Budapest, CR7 do të luajë për herë të pestë në finalet e një Europiani, një rekord kontinental që nuk e kanë arritur Euzebio, Figo apo Rui Kosta nga heronjtë e vendit të tij, apo Bekenbauer, Krujf, Platini, Barezi, Ksavi nga heronjtë europianë.

“Për mua ka rëndësi fitorja e titullit të dytë radhazi, – thotë Kristiano, – jo sa herë jam në Europian. Të shohim nëse Hungaria do të jetë më e fortë apo më pak e fortë se ne. Ne jemi pak më të rinj se në 2016, por kemi potencial të madh. Nuk jam ai që kam qenë 18 vjet më parë apo 5 vjet më parë, por lojtari duhet të dijë të përshtatet. Sot jam më i pjekur dhe statistikat flasin për mua”. Ai ka 9 gola në finalet e Europianëve, po aq sa Mishel Platini që i shënoi në një Europian të vetëm në 1984. i duhet një gol këtë herë për të qenë rekordmeni i vetëm.

Sfdanti.al