Çmenduri në Ballkan: Tifozët e BBB-së ndjekin njeri-tjetrin me satëra në duar!

Çmenduria e tifozëve në Ballkan duket se po i kalon të gjithë kufijtë e mundshëm, duke mos zgjedhur mjetet që të lajnë hesapet njeri me tjetrin. Dy fraksione kundërshtare tifozësh të grupit ultras kroat, “Bad Blue Boys” (BBB), në Zagreb iu sulën njeri-tjetrin, kësaj here, duke pasur në duar satëra (thika të gjata)! E habitshme është se deri dje këta dy fraksione të BBB-së ishin aleatë në tribunat përkatëse të stadiumeve, duke bërë tifozllëk për Dinamon e Zagrebit.

Por tani BBB-të janë ndarë në dy fraksione, një që mbështet ish-presidentin problematik të Dinamos Zdravko Mamiç dhe tjetri qëështë kundërshtar i të parit. Në fakt, këta dy fraksione kanë pesë vite që rrihen egërsisht njeri me tjetrin, por nuk kishte ndohur që të armatoseshin me satëra,madje edhe me armë zjarri.

Zagrebi nuk është i vetmi në këtë drejtim, pasi në Beograd, gjatë viteve të fundit, kronika e zezëështë e mbushurme vrasje dhe larje të egra hesapesh mes grupeve rivale të tifozëve të Partizanit të Beogradit.

Sfidanti.al