Barcelona i tregon Rakitiçit derën e daljes

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç, kontratën e tij me Barcelonën e ka deri në verën e vitit tjetër, por klubi katalonjas ndërkohë i ka bërë të ditur atij që ai të mos shpresojë për ndonjë minutazh të madh loje sezonin e ardhshëm.

Konkurrenca në mesfushën katalonjase është bërë shumë e madhe dhe situata e krijuar është në disfavor të pjesëtarit të përfaqësueses kroate, sepse para tij më shumë shans kanë që të luajnë Serhio Buskets, Frenki De Jong dhe Serxhi Roberto, ndërkohë që konkurrentë të fortë janë edhe Arturo Vidal dhe futbollisti i ri, Karlos Alenja.

Si destinacion eventual i ardhshëm për futbollistin 31-vjeçar duket Interi, ku ai mund të gjendet në shoqërinë ebashkatdhetarëve të tij, Ivan Perishiç dhe Marcelo Brozoviç.

Rakitiçi karrierën e tij e ka filluar te Bazeli, ndërsa më pas ai veshi bluzat e Shalkes 04 dhe Seviljes, para të shkonte para pesë vitesh në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al