Në fillim e mundi Lionel Mesi për Topin e Artë dhe tani e pati radhën sulmuesi francez. Robert Levandovskit nuk po i ecën aspak për çmimet e sezonit, ndërsa trofeun individual “Globe Soccer” (Futbolli Botëror) e fiton Kilian Mbape. Në ceremoninë e organizuar për këtë vlerësim, Levandovskin nuk e lanë pa gjë, pasi u shpall “lojtari më i mirë i vitit për tifozët”. Në të vërtetë, ky duhet të jetë vlerësimi kryesor, ai i duhuri dhe polaku i Bajernit duhet të ndihet me të drejtë më i mirë sesa Mesi e Mbape. Ai mori edhe Çmimin “Maradona” si shënuesi më i mirë.
Sfidanti.al