Kahn paralajmëron Bundesligën nga Premier Liga!

Shefi ekzekutiv tek Bajerni, është i shqetësuar për diferencën gjithnjë e më të madhe që ka kampionati në Gjermani me atë në Angli. Oliver Kahn paralajmëroi në një intervistë të fundit se gjithçka po ndryshon në të keq të Bundesligës, dhe se për këtë duhet të merren masa. “Pak vjet më parë, anglezët ishin 10-20 milionë euro më lart se ne, – tha Kahni, – kurse sot diferenca është disa herë më e madhe sesa kjo shumë. Ne kemi rregullin 50+1 të aksioneve, që ndihmon tifozët, por në vendet e tjerë hyjnë investitorë të huaj që rrisin fuqinë e klubeve. Shpresoj që të paktën të merremi vesh për të dhënë rroga më pak bombastike sesa tani. Mendoj se edhe investuesit e huaj janë të interesuar për këtë”.

Sfidanti.al