Nëse do të kishte pasur një mesazh të hapur politik (apo patriotik, mund ta quajmë si të duam), mund të kishte marrë një gjobë nga FIFA, që këto gjëra nuk i lejon. Granit Xhaka u shfaq në përfundim të ndeshjes Serbi-Zvicër me një fanelë tjetër të veshur nën atë kryesore, me numrin 26 dhe me mbiemrin Jashari. Në mediat serbe menjëherë u ngrit pyetja nëse kjo fanelë ka lidhje me Adem Jasharin, themeluesin e UÇK-së, por Xhaka sqaroi gjatë intervistave më pas se qëllimi kishte qenë tjetër. “Fanela i përket Ardon Jasharit, shokut tim tek Zvicra, i cili është lojtar i ri dhe me të cilin shkoj shumë mirë”, – tha ai. Pikëpyetja mbetet pra se cili ka qenë qëllimi i Xhakës, por gjithsesi sqarimi i tij qendron.
Sfidanti.al